Finlanda po fillon të mërkurën një debat që mund të rezultojë në aplikimin e vendit për anëtarësim në NATO brenda disa javësh, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Një raport nga qeveria i publikuar të mërkurën “do ta shqyrtojë mjedisin thelbësisht të ndryshuar të sigurisë”, sipas ministrisë së Jashtme të Finlandës, dhe do të shkojë në Parlament.
Debati i parë është planifikuar për një javë më vonë.
Deri kohët e fundit, shumica e finlandezëve nuk kishin dashur të anëtarësoheshin në NATO, por pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur disa rimendime dhe sondazhet e fundit sugjerojnë se tani ka një shumicë në favor të anëtarësimit.
Rusia ka paralajmëruar Finlandën dhe Suedinë kundër anëtarësimit në NATO, duke argumentuar se lëvizja nuk do të sillte stabilitet në Evropë. Por SHBA-ja po e sheh këtë si kundërpërgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
-
Finlanda pritet të vendosë për anëtarësimin në NATO më 12 maj
-
Parlamenti i Finlandës hap debatin për anëtarësimin në NATO
-
Finlanda të martën do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s
-
Parlamenti finlandez voton për anëtarësimin në NATO
-
Finlanda bën një hap drejt anëtarësimit në NATO pa e pritur Suedinë