Dy avionë luftarakë rusë besohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze të enjten, tha Ministria e Mbrojtjes e Finlandës, raporton “TheDefensePost”.
Incidenti dyshohet se ndodhi nw kohwn kur vendi nordik po kërkon anëtarësimin në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
“Dy avionë luftarakë rusë MIG-31 dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze në Gjirin e Finlandës pranë Porvoo”, tha ministria në një deklaratë.
Forcat Ajrore Finlandeze dërguan "një mision fluturimi operacional" për të identifikuar avionin, thuhet nw deklarate, duke shtuar se “Roja Kufitare Finlandeze ka nisur një hetim paraprak".
Incidenti besohet se ndodhi në orën 9:40 përreth dy minuta, ndërsa avionët fluturuan drejt perëndimit për rreth një kilometër në territorin finlandez, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes për AFP-në.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, ndryshoi qëndrim pas dekadave të mosangazhimit ushtarak, duke kërkuar anëtarësim në aleancën e Atlantikut të Veriut në maj, pasi u trondit nga pushtimi i Moskës në Ukrainë.
Shërbimi Finlandez i Sigurisë dhe Inteligjencës (SUPO) paralajmëroi në maj se "Rusia ka vullnetin" për të ndikuar në procesin e aplikimit të Finlandës në NATO dhe se "duhen pritur përpjekje të ndryshme për ta bërë këtë".