Qendra e parë e vaksinimit në supermarket është hapur të enjten në Britaninë e Madhe, afër qendrës së qytetit të Birmingamit.
Një banore 78-vjeçare është bërë personi i parë që është vaksinuar në dyqanin “Asda” në West Bromwich.
Vajza e saj është shprehur se fakti që dyqani është fare afër ka trimëruar komunitetin lokal që të vaksinohet.
Një tjetër e moshuar është shprehur se ndihet më rehat që tani është imunizuar teksa ka shtuar se vetëm në komunitetin e saj kanë vdekur një numër i madh banorësh nga COVID-19.
Deri në 240 vaksina pritet të jepen çdo ditë në supermaketet e kthyera në klinika.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania e Madhe, vendi i parë në botë me vaksinë të dyfishtë anti-COVID
-
Vaksina ka parandaluar hospitalizimin e 230 mijë njerëzve në Angli
-
Gjysma e të rriturve nën 30 vjeç janë vaksinuar tashmë në Angli
-
Britania ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullatës
-
Vaksinimi i shpejtë: Në Britani festohet lehtësimi i masave