Paris, 4 mars – Rreth 50 ditë nga presidencialet franceze, Alain Juppe u shpreh i gatshëm dje për ta zëvendësuar kandidatin e së djathtës, François Fillon i braktisur nga një pjesë e mbështetësve të tij për shkak të skandalit për punësime të dyshuara fiktive, por ende luftarak.
Alain Juppe, ish-kryeministri i spostuar në raundin e dytë të paraprakeve të së djathtës nuk do të kandidojë nëse Fillon përmbush kushtet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo”Duhet që François Fillon të tërhiqet nga gara dhe që familja e tij politike e së djathtës dhe të qendrës, republikanët në mënyrë unanime ta mbështesin Juppe-n”, bëri të ditur rrethi i tij.
”Alain Juppe nuk është një puçist, ai nuk do të nxjerrë jashtë Fillon dhe nuk ka inskenuar asnjë komplot”, siguroi i njëjti burim për median.
Juppe, 71 vjeç, deri tani ka mohuar faktin se ishte i gatshëm për t’u rikthyer në garën për presidencialet e prill -majit.
François Fillon, së shpejti 63 vjeç, po përballet me braktisje të shumta brenda ekipit të tij elektoral dhe thirrjeve të shumta për tërheqje të shfaqura në kampin e tij që prej njoftimit të mërkurën për vënien e munshme nën akuzë në aferën e pagave të marra nga bashkëshortja e tij Penelope dhe dy fëmijëve të tij si këshilltarë parlamentarë