Organizatorët e festës së Vitit të Ri në Berlin do të krijojnë një “zonë të sigurt” për gratë, për herë të parë.
Masat e reja të sigurisë, të planifikuara për festën pranë portës Brandenburg, vijnë nga shqetësimet për sulme seksuale.
Një numër i madh i sulmeve dhe plaçkitjeve të grave në festën e Vitit të Ri në Këln, dy vjet më parë, kanë tronditur Gjermaninë.
Qindra gra kanë raportuar se janë sulmuar nga burra me prejardhje migrante.
Mbi një milion migrantë, shumica nga Siria dhe Iraku, kanë arritur në Gjermani në vitin 2015.
Qindra-mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në festën e sivjetme të Vitit të Ri në Berlin.
Edhe
Berlini propozon vagonë të veçantë për gratë në trena
Gratë që janë sulmuar ose ngacmohen do të mund të kërkojnë mbështetje në “zonën e sigurt”, ku do të jetë personeli i Kryqit të Kuq gjerman.
Policia e qytetit po ashtu i inkurajoi gratë të kërkojnë ndihmë nëse ndjehen të kërcënuara.
-
Trazira në Gjermani në natën e Vitit të Ri, një i vdekur
-
Policia bastis shtëpitë e 18 të rinjve të dyshuar për sulmet seksuale gjatë Vitit të Ri në Milano
-
8 Marsi në botë - protesta kudo, në Berlin, nga ky vit, bëhet festë zyrtare dhe ditë pushimi
-
Në Berlin filluan festimet për ribashkimin e Gjermanisë