Ministria e Jashtme e Ukrainës i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar në kthimin e fëmijëve ukrainas të cilët janë “deportuar ilegalisht” në Rusi, raportoi The Guardian të enjten.
Në një deklaratë, ministria ka thënë se Rusia është përfshirë në “zhvendosjen e paligjshme dhe të detyruar” të fëmijëve ukrainas, “mes tyre jetimë, fëmijë pa kujdes prindëror, fëmijë prindërit e të cilëve vdiqën nga agresioni ushtarak rus” përtej kufijve të Ukrainës me Rusinë.
“Në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitar dhe standardeve bazike të humanizmit, Rusia është përfshirë në rrëmbimin e fëmijëve të organizuar nga shteti dhe shkatërrimin e të ardhmes së kombit ukrainas”, thuhet në deklaratë.
Ukraina vazhdimisht ka akuzuar forcat ruse për deportimin e detyrueshëm të mijëra fëmijëve nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut që nga fillimi i luftës.
Në fillim të muajit, dy individë thanë se ata dhe gra e fëmijë të tjera me detyrim u transportuan në territor rus nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
-
BE-ja vendos sanksione për rrëmbimin nga Rusia të mijëra fëmijëve ukrainas
-
Instituti amerikan: Mbi 700 mijë fëmijë ukrainas janë rrëmbyer dhe po birësohen nga rusët
-
Rusia rikthen katër fëmijë ukrainas pas marrëveshjes me Katarin
-
24 fëmijë të tjerë ukrainas rikthehen nga Rusia në Ukrainë
-
Rusia kthen në Ukrainë 17 fëmijë ukrainas