Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fëmijët e rrugës

Jorge Amado e botoi më 1937 “Kapitenët e rërës”, novelë për grup fëmijësh bonjakë nëpër rrugët e Salvadorit, në juglindje të Brazilit.

Tetëdhjetë vjet më vonë pak gjëra kanë ndryshuar në terren – mijëra fëmijë dhe adoleshentë ende shtegtojnë nëpër qytetet dhe flenë qosheve, shkruan David Baker në një rrëfim për BBC-në, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ja vret, ja të vrasin

Zeca (që nuk është emri i tij i vërtetë) nuk krenohet me të kaluarën e tij. Tinejxheri hollak, i druajtur, ul kokën dhe zhbiron tokën para këmbëve, kur flet për vitet që i kaloi rrugëve të Salvadorit.

Është shtatëmbëdhjetë vjeç, megjithëse ka zë të trashë që të duket se del prej gjoksit të një burri të pjekur që ka përjetuar shumëçka në jetë. Megjithatë flet me keqardhje për të kaluarën e tij si pjesë e bandave lokale të drogës në qytetin brazilian.

“Kam bërë turlifar pune me bandat”, thekson ai. “Trafikim, paketim, vjedhje”. Dhe pas një pauze të gjatë, heshtja thyhet me një fjalë të vetme: “Vrasje” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.