Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fëmijët e moshave 5-9 vjeç në Angli, më të prekurit me COVID-19

Foto: Reuters

Niveli i rasteve me COVID-19 tani është më i lartë në mesin e fëmijëve nga mosha 5 deri në 9 vjeç, tregojnë të dhënat e fundit për Anglinë.

Raporti tregon se kjo grupmoshë e re ka kaluar për herë të parë fëmijët në moshë më të rritur, të shkollave të mesme.

Në muajt e fundit, grupmosha 10-19 ishte në shkallën më të lartë të infektimeve në 100.000 të testuar.

Nuk mund të bëhen të qarta arsyet për një gjë të tillë, shkruan BBC. Javët e fundit fëmijët e moshave 12-vjeç filluan të vaksinohen.

Të dhënat tregojnë se rastet e reja me koronavirus janë më së paku nga të moshuarit e moshave mbi 80 vjeç.