Një foshnje e lindur në Mbretërinë e Bashkuar më 2020 do të vdes afër pesë vjet më herët se që ishte parashikuar më parë gati 10 vjet para, tregojnë të dhënat e reja.
Vajzat që kanë lindur vitin e kaluar pritet të jetojnë për 90.2 vjet, dhe djemtë për 87.3 vjet, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare.
Vajzat e lindura në 2020-n pritet të jetojnë 4.8 vjet më pak se që ishte parashikuar më 2012, dhe djemtë 4.5 vjet më pak.
Kjo pavarësisht nga trendi historik që tregon se jetëgjatësia në përgjithësi rritet ndërsa standardet e jetesës përmirësohen me kalimin e viteve.
Pandemia e COVID-19 është vlerësuar si një nga faktorët për uljen e jetëgjatësisë.
Edhe
Mosha e votuesve në Britani do të ulet në 16 vjeç deri në zgjedhjet e ardhshme
David Finch, ndihmësdrejtor në Fondacionin Shëndetësor, tha se "do të ketë një ndikim të gjatë nga dekada e ngecjes së jetëgjatësisë për shkak të pandemisë".
Të dhënat tregojnë se si strukturat e popullatës së Britanisë vazhdojnë të ndryshojnë dhe të anojnë nga të moshuarit.
Popullsia e moshuar mund të dyfishohet gjatë 25 viteve të ardhshme, në 3.1 milionë, raporton The Independent.
Mbi 85-vjeçarët llogariten të jenë 4.3 përqind e popullsisë deri më 2045, ose rreth një në 23 persona – që përfaqëson rritje prej 2.5 përqind që nga viti 2020.
Edhe
Stagnon shkalla e jetëgjatësisë në Evropë
Përgjatë 25 viteve të ardhshme, përqindja e popullsisë 0-14 vjeç parashikohet të bjerë nga 17.9 përqind në 14.8 për qind – një rënie prej 3.1 për qind.
Më pak fëmijë ka gjasa të jenë në Britani deri më 2045. Përgjatë viteve 2020 deri në 2045-n, statistikat tregojnë se do të ketë 1.4 milionë vdekje më shumë se lindje, por popullsia do të rritet me 3.9 milionë, e nxitur nga migrimi i parashikuar prej 5.3 milionë.