Integrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithnjë ka qenë shteg për t’ia kthyer shpinën varfërisë – nëse jo për vetë emigrantët e varfër, atëherë për pasardhësit e tyre.
Një hulumtim i ri i lidhur me miliona baballarë e djem qysh prej viteve 1880 ka treguar se fëmijët e emigrantëve të varfër në Amerikë kanë sukses më të madh në ngritjen ekonomike, se fëmijët me gjendje të ngjashme të mjerueshme ekonomike të baballarëve vendës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe të dhënat tregojnë se kështu ka qenë gjendja gjatë gjithë shekullit të kaluar, madje edhe në kohën kur kanë ndryshuar ligjet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë një prej vendeve më të preferuara për emigrim në mesin e qytetarëve të shteteve të ndryshme të botës, shkruan Koha Ditore.
Ëndrra amerikane
Fëmijët e pjekur të emigrantëve të varfër meksikanë e dominikanë në vend sot edhe ligjërisht kanë arritur sukses të njëjtë relativ ekonomik sikurse fëmijët e emigrantëve të varfër nga Finlanda ose Skocia para një shekulli. Krejt këta, në kohë respektive, ia kanë dalë të kishin jetesë më të mirë se amerikanët vendës. Nëse ëndrra amerikane rreket t’i krijojë gjeneratës së ardhshme jetë më të mirë, duket se emigrantët e varfër kanë më shumë mundësi ta jetësojnë ëndrrën se amerikanët vendës.
Të dhënat, publikuar në një studim të kryer prej një ekipi historianësh të ekonomisë në Princeton, Stanford dhe Universitetin e Kalifornisë, sfidojnë argumentet në thelb të debatit lidhur me imigracionin e Amerikës së sotme... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)