Në shumë shtete rreth botës po rritet numri i baballarëve që janë prezent gjatë rritjes së fëmijëve të tyre.
Baballarët tani po e shfrytëzojnë edhe pushimin pas lindjes së fëmijëve në mënyrë që të jenë prezent. Me prezencën e tyre nënkuptohet kryerja e detyrave që duhen bërë rreth fëmijës, si ndërrimi i pelenave, ushqyerja me qumësht, larja e fëmijës, larja e rrobave të fëmijës, përgatitja e ushqimit dhe obligime të tjera.
Një studim që është bërë së fundmi ka konfirmuar se ka shumë të mira në zhvillimin psikologjik e fizik të fëmijës në moshën 3-vjeçare kur babai ua ndërron pelenat e kryen edhe detyrat e tjera si prind, ka shkruar TheStarOnline.
Studimi është bërë në Japoni me 28050 fëmijë.
Shkalla e përkushtimit u mat në bazë të përgjigjeve të baballarëve të përfshirë në studim, të cilëve iu kërkua të tregonin se sa shpesh marrin pjesë në detyra të tilla si ndërrimi i pelenës së foshnjës, ushqyerja ose të ndihmuarit e foshnjës për të rënë në gjumë.
Gjetjet, të botuara në revistën ‘Pediatric Research’, tregojnë një avantazh të qartë në zhvillimin fizik dhe psikologjik të fëmijëve në moshën trevjeçare, kur baballarët e tyre ishin shumë të përfshirë në rritjen e tyre.
Edhe
Studim: Fëmijët më të vegjël në familje rriten me më shumë liri se fëmijët e parë
"Përfshirja e lartë e baballarëve në kujdesin ndaj fëmijëve ishte e lidhur me një rrezik më të ulët të vonesës së zhvillimit në motorin bruto, aftësitë motorike fine, zgjidhjen e problemeve dhe fushat personale-sociale krahasuar me përfshirjen e ulët", thuhet në studim.
Studiuesit arritën në përfundim se përfshirja aktive e baballarëve në kujdesin e fëmijëve gjatë foshnjërisë mund të nxisë zhvillimin e fëmijëve të vegjël, pjesërisht duke pakësuar stresin prindëror të nënës.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi
-
Faktorët që ndihmojnë fëmijët të flasin më herët
-
Fëmijët që i ngjajnë babait janë më të shëndetshëm, sipas shkencëtarëve
-
Alarmon studimi i madh: Ekranet e pajisjeve mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve nën 2 vjeç
-
Studimi: Fëmijët me ADHD shpesh përballen me prindërim më të ashpër dhe më pak mbështetës