Shërbimet Sekrete të SHBA-së janë vënë në aksion të martën, pasi një fëmijë arriti të futej përmes rrethojave të hekurta të Shtëpisë së Bardhë, raporton BBC.
Fëmija ishte futur nga ana veriore e rrethojës.
Një zyrtar i Shërbimeve Sekrete e kapi atë në dorë dhe ia ktheu prindërve të tij.
Qasja në Shtëpinë e Bardhë ishte kufizuar përkohësisht deri në zgjidhjen e problemit.
“Sistemi i sigurisë i Shtëpisë së Bardhë menjëherë alarmojë zyrtarët e Shërbimit Sekret dhe fëmija shpejt u bashkua me prindërit”, tha zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi.
Rrethoja e shtëpisë së bardhë është e lartë 3.9 metra dhe ka kushtuar afro 63 milionë dollarë. Është gati dyfishtë më e lartë se që ishte në të kaluarën.
-
Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, i dyshuari u vra nga Shërbimi Sekret
-
Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës
-
I dyshuari për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë thotë se synonte zyrtarët e Trumpit
-
I arrestuari për të shtëna në darkën e Shtëpisë së Bardhë, mësues dhe zhvillues lojërash
-
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë