Veteran i ushtrisë amerikane, i cili vrau 15 persona, kur goditi me kamion një turmë njerëzish që kishin dalë për të festuar Vitin e Ri në New Orleans, ishte zotuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik dhe dukej se kishte bërë regjistrime në të cilat ai dënonte muzikën, drogën dhe alkoolin.
Shamsud-Din Jabbar, 42-vjeçar nga Teksasi, i cili dikur shërbente në Afganistan, veproi i vetëm në sulm, ka njoftuar FBI-ja, duke përmbysur një vlerësim të mëparshëm se ai mund të ketë pasur bashkëpunëtorë.
Sulmuesi u vra nga policia gjatë shkëmbimeve të zjarrit, raporton Reuters.
Sulmi po vlerësohet si akt terrorist nga FBI-ja.
“Ishte i paramenduar dhe një akt i lig”, tha zëvendësndihmësdrejtori i FBI-së, Christopher Raia në një konferencë për shtyp, duke rikonfirmuar vlerësimin e Byrosë se Jabbar ishte frymëzuar nga grupi militant Shteti Islamik.
-
FBI-ja më s’beson që pati të përfshirë tjerë në sulmin në New Orleans
-
Arrin në 15 numri i të vrarëve në New Orleans, i dyshuari ishte inspiruar nga Shteti Islamik
-
Masakra në New Orleans: I dyshuari shtetas amerikan, në makinë gjendet flamuri i ISIS-it
-
Dyshohet për disa të përfshirë në sulmin në New Orleans
-
FBI-ja po e heton sulmin në New Orleans si “akt terrorizmi”, vritet i dyshuari