I dyshuari për sulmin me veturë në turmën e njerëzve në New Orleans më 1 janar besohet se veproi i vetëm, është thënë në një konferencë për media të Byrosë Federale të Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FBI).
“Deri në këtë pikë nuk vlerësojmë se dikush tjetër ka qenë i përfshirë në sulm pos Shamsud-Din Jabbarit, i dyshuari për të cilin kemi njoftuar”, ka thënë Christopher Raia, zëvendësasistent në divizionin anti-terrorizëm.
Vetëm 24 orë më parë FBI pati thënë se nuk beson që Jabbari ka vepruar i vetëm.
Në këtë konferencë, Raia e ka quajtur sulmin akt terrorizmi.
Raia ka sqaruar edhe çështjen e numrit të të vdekurve. Siç ka thënë ai, 14 persona janë vrarë nga sulmi, ndërsa i 15-i ka qenë vetë sulmuesi.
Nga sulmi u lënduan edhe më shumë se 30 persona të tjerë.
Edhe
FBI: Veterani amerikan që vrau 15 persona në New Orelans veproi i vetëm
Autoritetet nuk kanë bërë asnjë arrestim lidhur me sulmin. I dyshuari, ish-ushtaraku amerikan Shamsud-Din Jabbar, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me zyrtarët policorë.
-
Dyshohet për disa të përfshirë në sulmin në New Orleans
-
Arrin në 15 numri i të vrarëve në New Orleans, i dyshuari ishte inspiruar nga Shteti Islamik
-
Masakra në New Orleans: I dyshuari shtetas amerikan, në makinë gjendet flamuri i ISIS-it
-
FBI-ja po e heton sulmin në New Orleans si “akt terrorizmi”, vritet i dyshuari