Fatmata dëneset kur kujton gjashtë muajt e kaluar në skllavëri si “grua” e një nomadi tuareg, i cili e kishte rrëmbyer në shkretëtirën e Saharës.
“E quanin Ahmed. Ishte trupmadh dhe dashakeq”, thekson ajo. Ai thoshte: ‘Ti je skllave, je zezake. Ju jeni njerëz të ardhur nga ferri’. Ai më thoshte se kur dikush është skllave, njerëzit mund të bëjnë çfarëdo të duan me ty. Nuk ishte vetëm ai. Nganjëherë iu thoshte edhe njerëzve të tij: ‘Mund të shijosh çfarëdo të duash brenda shtëpisë sime’. Ata më torturuan përditë”, transmeton Koha Ditore.
Ky ishte vetëm fillimi i tmerreve të Fatmatës, 28 vjeçe, nga Freetownin e Sierra Leones. Krejt këto i kishte përjetuar gjatë kohës sa po mundohej të kalonte nga Afrika Perëndimore në Mesdhe. Ajo eventualisht do të arratisej nga Ahmedi, por do të rrëmbehej përsëri prej trafikantëve, të cilët do ta mbanin në burgun e tyre privat në Algjeri.
“Është dashur të vdisje atje ku shkove”
Pasi ajo dhe emigrantë të tjerë ia dolën të iknin, Fatmata, e traumatizuar thellësisht, vendosi të hiqte dorë prej ëndrrave të saj, për të nisur gjithçka nga e para në Evropë – dhe të kthehej në vendin ku kishte nisur gjithçka.
Ajo do të aplikonte në një agjenci ndërqeveritare, Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), që paguan biletat për emigrantët që duan të kthehen në vendlindje.
Në dhjetorin e kaluar, ajo arriti në Freetown me autobus nëpërmjet Malit – pasi kishte kaluar më shumë se dy vjet larg shtëpisë. Por nuk ishte një ribashkim familjar emocional. Nuk pati kurrfarë mirëpritjeje e as përqafime. Pothuajse një vit më vonë, Fatmata ende nuk e ka parë nënën – ose të bijën, tani tetë vjeçe, të cilave ua kishte kthyer shpinën....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)