Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Familja kubaneze nis jetën në periferi të Beogradit

Belquis Gonzales dhe familja e saj gëzojnë një status prej të famshmëve në qytetin e vogël serb, në të cilin jetojnë tash e pesë vjet.

Familja nga Kuba përfundoi në Serbi falë një rrugëtimi të gjatë nga ishulli i Karaibeve në Rusi dhe destinacion të fundit kishin shtetin e Ballkanit.

Derisa shumica e kubanëve ëndërrojnë për një jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në shtetet spanjishtfolëse, Gonzales dhe bashkëshorti i saj zgjodhën Serbinë, shtet i rrallë në Evropë që nuk kërkohet vizë.

Nga shtëpia e tyre në Lajkovc, rreth 80 kilometra në jugperëndim të Beogradit, Gonzales e pranon se nuk dinte asgjë rreth Serbisë.

“Kishim dyshime se si do të ishte këtu. A do ta ndjenim racizmin dhe si do të ishte gjendja jonë. Kishim shumë dyshime dhe frikë, mirëpo gjërat janë më mirë sesa kemi pritur. Nuk na kanë refuzuar, mirëpo njerëzit na ngulin sytë nga kurioziteti”, deklaroi Gonzales. 

Edhe Struktura e refugjatëve në Serbi, dominojnë ata nga shtetet që nuk e njohin Kosovën Arbëri Struktura e refugjatëve në Serbi, dominojnë ata nga shtetet që nuk e njohin Kosovën

Serbia nuk është tokë e premtuar për refugjatët që kërkojnë të nisin një jetë të re pas braktisjes së shtetit të tyre shkaku i konflikteve dhe varfërisë.

Gonzales thotë se nuk shoqërohen edhe aq shumë me serbët.

“Burri punon shumë dhe nuk ka kohë për shoqëri. Kemi fqinj dhe shpesh na ftojnë për ditëlindje. Të gjithë e dinë se ne jemi ‘kubanët’”.

Derisa një milion njerëz kanë shkuar në Serbi në valën e madhe të refugjatëve në Evropë, shumica e kanë shfrytëzuar këtë shtet si rrugë transite për shtetet e pasura të Evropës.

Edhe Kosova po ndahet - a ka kush skenar ta pengojë ndarjen dhe luftën Fejton Kosova po ndahet - a ka kush skenar ta pengojë ndarjen dhe luftën

Zyra për refugjatët në Beograd ka treguar se që prej vitit 2008, vetëm 3 mijë e 700 njerëz kanë aplikuar për azil në Serbi.

Në mesin e tyre edhe shtatë kubanët, përfshirë Gonzalesin, bashkëshortin e saj Yordelis Pimienta dhe të bijën 11-vjeçare, Islena.