Shkrim i “Al-Jazeeras”Nt: Tani, më shumë se tre muaj pasi Abu Akleh u vra, familja e saj – e cila u përbuz nga presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme muajin e kaluar dhe përsëri kur shkoi në Washington – tha se pavarësisht provave dërrmuese dhe disa hetimeve që gjetën Izraelin përgjegjëse, SHBA-ja ka dështuar të bëjë minimumin për të kërkuar llogari prej aleatit të saj. “SHBA-ja duhet të kryejë hetim për vrasjen e qytetares dhe gazetares së tyre”, tha mbesa e Abu Akleh, Lina, për “Al-Jazeeran”
Drejtësia nuk po vihet në vend për gazetaren veterane të “Al-Jazeeras”, Shireen Abu Akleh, e qëlluar për vdekje nga forcat izraelite 100 ditë më parë, ndërsa familja e saj vazhdon t'i bëjë thirrje Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të kryejë një hetim të pavarur.
Abu Akleh, reportere palestineze amerikane, e cila ishte e njohur në të gjithë botën arabe për mbulimin e saj 25-vjeçar të pushtimit izraelit, u qëllua për vdekje në kokë nga një snajper izraelit më 11 maj teksa mbulonte një bastisje izraelite në kampin e refugjatëve në Jenin në Bregun e pushtuar Perëndimor.
51-vjeçarja ishte me një grup gazetarësh të tjerë, përfshirë kameramanin e “Al-Jazeeras”, Majdi Bannoura, i cili filmoi pasojat e menjëhershme të të shtënave. Gazetarët mbanin të gjithë helmeta dhe jelekë me mbishkrimin “Press”, duke u dalluar qartë si gazetarë.
Heshtja e Bidenit
Tani, më shumë se tre muaj pasi Abu Akleh u vra, familja e saj – e cila u përbuz nga presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme muajin e kaluar dhe përsëri kur shkoi në Washington – tha se pavarësisht provave dërrmuese dhe disa hetimeve që gjetën Izraelin përgjegjëse, SHBA-ja ka dështuar të bëjë minimumin për të kërkuar llogari prej aleatin të saj.
Edhe
Thirrja e mediave botërore: Izraeli të lejojë qasje të pavarur e të pakufizuar për gazetarët e huaj në Gaza
“SHBA-ja duhet të kryejë hetim për vrasjen e qytetares dhe gazetares së tyre”, tha mbesa e Abu Akleh, Lina, për “Al-Jazeeran”.
Përveç raportimeve të “Al-Jazeeras”, rrëfimet e dëshmitarëve dhe hetimet e kryera nga Autoriteti Palestinez, Kombet e Bashkuara dhe disa media amerikane si “Washington Post” dhe CNN, kanë arritur të gjitha në përfundimin se një snajper izraelit qëlloi Abu Akleh, 51 vjeçe, por Departamenti i Shtetit tha se nuk gjeti arsye për të besuar se vdekja e saj ishte e qëllimshme, por “rezultat i rrethanave tragjike”.
SHBA-ja i dërgon Izraelit pothuajse 4 miliardë dollarë ndihmë ushtarake çdo vit dhe, sipas Linës, dhe vendimi i Washingtonit për të shmangur dhe injoruar provat dërrmuese në vrasjen e tezes së saj është rezultat i trajtimit të vazhdueshëm mosndëshkues ndaj Izraelit.
“Këto hetime i dërgojnë një mesazh SHBA-së se mungesa e përgjegjësisë për krimet e kaluara të kryera nga Izraeli ndaj qytetarëve amerikanë ka rezultuar në një tjetër vrasje”, tha ajo. “Kjo tregon se ushtarëve izraelitë nuk u intereson nëse jeni shtetas amerikanë. Nëse keni ‘palestinez’ para ‘amerikanit’, atëherë ju jeni një objektiv”.
“SHBA-ja ka dështuar të bëjë minimumin dhe të mbajë përgjegjës ushtarin izraelit (i cili qëlloi plumbin), zinxhirin komandues dhe sistemin”.
“Synimi për të vrarë”
Autoriteti Palestinez (PA) njoftoi rezultatin e hetimit të tij më 26 maj dhe tha se forcat izraelite kishin qëlluar qëllimisht gazetaren veterane.
Edhe
Vritet një familje 6-anëtarëshe në Gazë nga sulmet izraelite
“I vetmi burim i të shtënave ishte nga forcat okupuese me qëllimin për të vrarë”, tha në atë kohë prokurori i përgjithshëm palestinez, Akram al-Khatib.
PA-ja ua dorëzoi plumbin e kalibrit 5.56 mm që vrau Abu Akleh – për të cilin ekspertët thonë se ishte krijuar për të shpuar jelekun anti-plumb – zyrtarëve amerikanë më 3 korrik dhe ka refuzuar me vendosmëri një hetim të përbashkët me Izraelin.
Abu Akleh u bë gazetarja e 12-të e “Al-Jazeeras” që u vra ndërsa raportonte nga terreni.
E njohur si “Zëri i Palestinës”, ndikimi dhe prania e Abu Aklehut si një emër i njohur në të gjithë botën arabe ishte një dëshmi e trimërisë së saj në mbulimin e protestave, luftërave, zgjedhjeve dhe historive të të burgosurve palestinezë.
“Al-Jazeera” e përshkroi vrasjen e Abu Aklehut si një "vrasje gjakftohtë" dhe caktoi ekipin e saj ligjor që t'ia referonte dosjen e çështjes së vrasjes së saj në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë.
Rrjeti mediatik ka organizuar vigjilje solidariteti në selinë e tij në Doha dhe zyrat e tij në mbarë botën për të shënuar 100 ditët nga vrasja.
Edhe
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
Në një deklaratë, “Al-Jazeera” tha se do të “ndiqte çdo rrugë për të arritur drejtësinë për Shireenin dhe do të siguronte që ata që janë përgjegjës për vrasjen e saj të sillen para drejtësisë dhe të mbahen përgjegjës në të gjitha platformat dhe gjykatat e drejtësisë ndërkombëtare dhe ligjore”.
PA-ja, gjithashtu, ndoqi shembullin, me ministrin e Jashtëm, Riyad Al-Maliki, që i bëri thirrje ICC-së të lehtësojë një hetim zyrtar dhe të mbajë përgjegjës Izraelin.