Familja e të riut, i cili vrau veten duke menduar se kishte pësuar humbje të mëdha në “Robinhood”, ka hedhur në gjyq aplikacionin e tregtisë.
Alexander Kearns, 20-vjeçar, i dha fund jetës së tij kur gabimisht besoi se kishte humbur 730 mijë dollarë në platformën e tregtisë, të cilën e kishte përdorur që nga shkolla e mesme.
Prindërit e tij e kanë paraqitur padinë në gjyq të hënën, duke akuzuar “Robinhood” për vdekje të padrejtë, shkaktim të shqetësimit emocional dhe praktika të padrejta biznesi, sipas CBS News.
Në procesin gjyqësor familja pretendon se “Robinhood” shënjestroi klientë të rinj dhe pa përvojë, më pas i shtyu ata të përfshiheshin në praktika tregtare të rrezikshme.
Artikuj të ngjashëm