Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Facebooku heq postimin e Trumpit për shkak “simbolit nazist”

Facebook ka thënë se ka hequr reklamën e kampanjës për rizgjedhje të Presidentit të SHBA-së Donald Trump e cila përmbante një simbol të përdorur në Gjermaninë Naziste, raporton BBC.

Kompania tha se reklama ofenduese përmbante një trekëndësh të kthyer mbrapshtë dhe të kuq, i ngjashëm me simbolin të cilët nazistët përdorën për të etiketuar kundërshtarët e tyre, ndër tjerash komunistët.

Ekipi i kampanjës së Trumpit thanë se ky simbol ishte për grupin aktivist të së majtës ekstreme Antifa, për të cilin thonë se e përdorë mu këtë simbol.

Facebook tha se kjo gjë i shkelte rregullat e kësaj platforme sociale kundër urrejtjes së organizuar.

“Nuk lejojmë simbole të cilat përfaqësojnë organizata urrejtjeje apo ideologji urrejtjeje pos nëse nuk vendosen në kontekst ku dënohen si të tilla” tha Nathaniel Gleicher, kreu për rregullat e sigurisë i kompanisë Facebook.

Edhe Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit Tech Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit

Këto reklama kampanje, mbetën të postuara në faqet e presidentit Trump dhe Zv/presidentit Mike Pence për 24 orë, dhe u shikuan me qindra mijëra herë para se të hiqeshin nga këto faqe.

“Trekëndëshi i kuq i kthyer mbrapshtë është simbol i përdorur nga Antifa, andaj edhe u përfshi në një reklamë ku u fol për këtë grup”, tha Tim Murtaugh, zëdhënës i ekipit të kampanjës së Trump.

Trump i ka akuzuar Antifa se kanë nisur trazira nëpër protestat përgjatë SHBA-së që po ndodhin për shkak të vrasjes së afro amerikanit George Floyd nga ana e policisë.

Presidenti i SHBA-së pati thënë muajin e kaluar se do ta shpallë këtë grup anti-fashist si “organizatë të brendshme terroriste”, edhe pse ekspertët ligjorë dyshojnë se presidenti ka autoritet të bën një gjë të tillë.

Edhe Gjykata gjermane dënon politikanin për përdorim të një slogani nazist Botë Gjykata gjermane dënon politikanin për përdorim të një slogani nazist

Antifa është grup i shpërndarë i aktivistëve të së majtës ekstreme të cilët janë kundër neonazizmit, fashizmit, supremacisistëve të bardhë dhe racizmit.

Ky vendimi Facebook do të hidhëron presidentin Trump ngase Facebook është platforma kryesore ku shkon buxheti kryesor i reklamave të kampanjës së tij, transmeton KOHA.