Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

F35 britanik rrëzohet në Detin Mesdhe

Një aeroplan F35 i Ushtrisë britanike është rrëzuar në një lokacion të panjohur në Detin Mesdhe.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se piloti i aeroplanit ka arritur të dalë nga aeroplani dhe pa lëndime ka arritur në luftanijen Mbretëresha Elizabetë. Në lidhje me rrëzimin e aeroplanit janë hapur hetime zyrtare.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka refuzuar të ofrojë detaje në lidhje me rrëzimin e aeroplanit. Aeroplanët F35 që secili kushton rreth 100 milionë funte, janë vendosur në anijen që kap vlerën e 3 miliardë funteve.

Aeroplanët F35 nga kjo anije britanike kanë marrë pjesë në sulmet ajrore ndaj ISIS-it në Irak dhe Siri. Luftanija ka nisur planin e parë operativ në gjashtë muajt e fundit dhe deri më tani ka vizituar më shumë se 40 shtete, përfshirë Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Singaporin.