Botë

Evropa në të ftohtë shkaku i gazit rus

Derisa Putini po kënaqet në rolin e tij si “kumbara i gazit” dhe ka shfrytëzuar mungesën për ta kërkuar miratimin e Nord Stream 2, sepse nuk ka pasur gaz rus rezervë për të eksportuar kur Rusia ta përfundojë mbushjen e rezervave të saj për dimër

Evropa ka mungesë të gazit natyror dhe po i kanoset rreziku. Një dimër i ftohtë do të thotë një krisje e rëndë e faturave dhe shërbimeve sa shkojnë e rriten, duke i rënduar njerëzit e zakonshëm dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, që është rrënuar nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka premtuar se do të ndihmojë në mbushjen e depove evropiane të gazit kur çmimet e energjisë të rriten, por mungesat e furnizimit dhe tensionet politike kanë vazhduar të tronditin tregjet e energjisë duke i mbajtur çmimet e larta. Kjo i detyroi konsumatorët të përballen me fatura shumë të larta.

Moska u akuzua për shfrytëzimin e kësaj situate të paqëndrueshme për të nxitur nisjen e shpejtë të një gazsjellësi rus të sapondërtuar nën Detin Baltik: Nord Stream 2, i cili është në pritje të miratimit të rregullatorëve gjermanë e që është kritikuar nga Ukraina, SHBA-ja dhe vendet e tjera.

Me varësinë e Evropës për furnizimet me gaz nga Rusia deri në 40% a me shumë të këtyre, Putinit po i leverdis. Ai ka thënë se gazsjellësi tashmë është i mbushur dhe mund të ndihmojë rritjen e furnizimit “që nga dita” që do të aprovohet.

Ja disa faktorë prapa krizës me gaz. Njëra nga to është dimri i ftohtë që i shtjerri rezervat e gazit, të cilat përdoren për gjenerimin e fuqisë elektrike dhe zakonisht rimbushen në verë. Kjo nuk ndodhi këtë vit.

Moti i nxehtë shtjerri më shumë gaz se normalisht edhe pas kërkesës për kondicionim të ajrit. Më pak erë nënkupton më pak energji riprodhuese, duke çuar në përdorimin e gjeneratorëve me gaz. Furnizimet e kufizuara të gazit natyror të lëngshëm, një opsion i shtrenjtë që mund të dërgohet me anije në vend të gazsjellësit, u shkëputën nga konsumatorët e Azisë.

Në krye të kësaj, Evropa për vite e ka shtyrë prej ditës në ditë çmimet në vend të një kontrate të gjatë. Gjiganti rus i kontrollit të gazit Gazprom i ka përmbushur këto kontrata afatgjate, por nuk ka pompuar gaz shtesë përtej kësaj. Sipas Putinit konsumatorët që i kanë këto kontrata paguajnë më pak se blerësit.

Çmimet ishin shtatë herë më të larta në tetor, sesa që ishin në fillim të vitit dhe janë lehtësuar rreth katër herë më shumë së fundmi.

Image
Me varësinë e Evropës për furnizimet me gaz nga Rusia deri në 40% a më shumë të këtyre, Putinit po i leverdis. Ai ka thënë se gazsjellësi tashmë është i mbushur dhe mund të ndihmojë rritjen e furnizimit “që nga dita” që do të aprovohet

Efekti i rrjetit të ri

Gazpromi ka investuar miliarda në ndërtimin ë gazsjellësit 1,234 kilometërsh në Gjermani. Kjo do ta lejonte Rusinë të shesë gaz drejtpërdrejtë te një klient i rëndësishëm dhe në anashkalimin e një tubacioni përmes Ukrainës, që është përballur me presion të pamëshirshëm nga Rusia, pas aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014 dhe mbështetjen e saj për rebelët separatistë në Ukrainë.

Qysh para armiqësive në 2014, Moska kishte nisur përpjekjet për të diversifikuar rrugët e furnizimit me gaz në Bashkimin Evropian, duke thënë se sistemi ukrainas është i rrënuar dhe akuzoi këtë shtet për thithjen e gazit.

Ukraina do të humbasë 2 miliardë dollarë në tarifat vjetore të transitit. Ajo dhe Polonia, e cila ndodhet në një tjetër tubacion të anashkaluar, janë rreptësisht kundër Norm Stream 2. Shtetet e Bashkuara e disa vende të tjera po ashtu kanë kritikuar, duke paralajmëruar se projekti do ta rriste varësinë energjetike të Evropës ndaj Rusisë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, të hënën ka theksuar se shpresonte “që vendet e tjera evropiane ta vënë re se një zgjedhje po vjen së shpejti mes furnizimit të hidrokarbureve ruse në gazsjellësit e ri gjigantë dhe mbështetjes për Ukrainën si dhe mbrojtjes së kauzës së paqes dhe stabilitetit”.

Disa analistë kanë treguar se nuk kanë pritur që Nord Stream të vijë në rend këtë dimër, megjithëse është spekuluar që mund ta lejojë gazin të rrjedhë kur rregullatorët ta rishikojnë atë, me gjasë në këmbim që të dërgojë më shumë gaz përgjatë Ukrainës.

Image
Me kërcënimin ë BE-së për më shumë sanksione, Lukashenko kërcënoi se do ta ndërpresë furnizimin me gaz nga Rusia në Evropë, që kalon përmes një tubacioni në Bjellorusi

Rezervat e Rusisë

Sipas Gazpromit jo. Kryetarja e degës së eksportit, Elena Burmistrova, ka potencuar këtë muaj se “nuk jemi të interesuar as në regjistrime të ulëta as të larta në çmimet e gazit”, duke shtuar se “ne duam të shohim një treg të ekuilibruar dhe të parashikueshëm”. Të paktën disa nga analistët pajtohen.

Thomas O’Donnell, analist i energjisë në Hertie School Graduate në Universitetin e Berlinit, ka sqaruar se Rusia duhet t’i mbushë rezervat e veta të gazit, sikurse BE-ja, pas një dimri të ftohtë.

Derisa Putini po kënaqet në rolin e tij si “kumbara i gazit” dhe ka shfrytëzuar mungesën për të kërkuar miratimin e Nord Stream 2, “sa i zakonshëm është realiteti...thjesht nuk ka pasur gaz rus rezervë për të eksportuar derisa Rusia ta përfundojë mbushjen e rezervave të saj për dimër,” ka shkruar O’Donnell.

Sipas O’Donnell e vetmja formë që Rusia mos të ketë mungesa të gazit këtë dimër, do të ishte të pompojë më shumë gaz përgjatë Ukrainës- duke supozuar që Gazpromi do ta bëjë këtë.

Putini urdhëroi Gazpromin të dërgojë gaz në depot evropiane, pasi Rusia t’i mbushë rezervat e veta nga java e kaluar, mirëpo kjo është “e kufizuar”, ka vënë në dukje O’Donnell. “Ai mund të jetë duke bërë një shfaqje më shumë se ndonjë gjë tjetër.”

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara pajtohen me këtë.

“Rusia ka dhe duhet të ofrojë furnizime shtesë përgjatë Ukrainës, e cila ka kapacitet të mjaftueshëm të gazsjellësit, e atyre nuk iu duhet Nord Stream 2 për këtë”, ka thënë Karen Donfried, diplomatja e lartë e SHBA-së për Evropë.

“E nëse Rusia dështon ta bëjë këtë, është më se e qartë që kjo do ta dëmtojë sigurinë evropiane të energjisë dhe i vë në pikëpyetje se cilat janë motivet e vërteta të Rusisë në lidhje me këto furnizime”, ka shtuar ajo.

Duke e pasur parasysh varësinë e Evropës nga gazi rus, Putini dhe Gazpromi mund të shpresojnë për rregullat më të lehta nga tregu i BE-së në lidhje me Nord Stream 2, ka spikatur O’Donnell.

Gazsjellësi është ballafaquar me një vonesë të martën kur rregullatorët gjermanë përjashtuan procesin e miratimit për shkak të një problemi me statusin e operatorit të gazsjellësit, nën ligjin gjerman.

Ndikimi në Evropë

Çmimet e gazit natyral herët a vonë do të reflektojnë në shtëpi e në tarifat e biznesit për energji elektrike dhe gaz.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, përmendi kostot spirale të energjisë si një zvarritje në rimëkëmbjen nga pandemia, ngase faturat më të larta do t’i heqin paratë nga shpenzimet e konsumatorit dhe nga investimet në biznes.

Tregu i ngushtë i Evropës po bën jehonë në ShBA, duke ndihmuar në rritjen e çmimeve atje, megjithëse tregu amerikan nuk mund të krahasohet me atë të Evropës.

Analistët thonë së është vështirë të parashikohet. Të gjithë po shpresojnë së nuk do të këtë ndonjë stuhi të vonë dimërore, e cila do të ishte kërcënim për pakësimin e furnizimeve.

Sipas spekulimeve nga analistët, energjia elektrike mund të reduktohet, ndoshta vetëm për disa konsumatorë industrialë fillimisht, nëse gjërat bëhen me të vërtetë keq.

Një apokalips i energjisë, një humbje totale e energjisë elektrike ose e nxehtësisë në qoftë se rezervat shkojnë në zero nuk mund të zëvendësohen, e që do të mund të shkaktonin vdekje te popullsia e varfër dhe e ndjeshme, diçka si ajo çfarë ndodhi në Teksas këtë vit, kur stuhia dimërore goditi fuqishëm duke shkaktuar 200 vdekje.

Kërcënimet bjelloruse

Polonia dhe shtetet tjera të BE-së e akuzuan autoritarin e Bjellorusisë, presidentin Alexander Lukashenko se po shfrytëzon emigrantët në përpjekje për të hyrë në BE përgjatë kufijve të Bjellorusisë me Poloninë, si shenjë hakmarrjeje për sanksionet nga shtypja e protestave prej qeverisë së tij.

Me kërcënimin ë BE-së për më shumë sanksione, Lukashenko kërcënoi se do ta ndërpresë furnizimin me gaz nga Rusia në Evropë, që kalon përmes një tubacioni në Bjellorusi.

Edhe pse deklarata e tij i tronditi tregjet, nuk ka të ngjarë që Lukashenko mund të jetë në gjendje ta përmbushë kërcënimin e tij, duke pasur parasysh varësinë e tij politike nga Rusia dhe dëshira e Moskës për të ruajtur reputacionin e një furnizuesi të përshtatshëm.

Valery Karbalevich, një analist i pavarur i politikës, e konsideroi si gjë të turpshme kërcënimin e Lukashenkos.

“Vendimet janë marrë në Moskë, e jo në Minsk”, ka theksuar ai. “Lukashenko dëshiron ta frikësojë BE-në dhe ta çojë Putinin në konfrontim, duke u përpjekur ta provokojë Kremlinin të ndërmarrë një hap radikal”.

Përktheu: Blerta Haxhiu