Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evropa goditet nga temperatura të larta

Evropa është goditur nga një i nxehtë i madh që prej së premtes.

Shtetet si Britania e Madhe, Franca dhe Spanja janë përcëlluar nga temperaturat gati rekorde.

Ndryshe prej verave të kaluara kur njerëzit ndiqnin hijet dhe flladiteshin në afërsi të lumenjve dhe liqeneve, sivjet izolimi dhe masat e distancës kanë vështirësuar punët.

Në Madrid, mbajtja e maskave është e obligueshme për shkak të shpërthimit të rasteve të reja dhe mbulimi i fytyrës duhet të bëhet edhe gjatë të nxehtit. Ndërkaq, autoritetet italiane në Romë, kanë këshilluar të moshuarit dhe fëmijët që të mos dalin në pikën e ditës për shkak të rrezikut nga temperaturat e larta.

Nëpër Evropë temperaturat tashmë kanë arritur deri në 40 gradë celsius.

Rekordi i temperaturave u thye gjatë verës së vitit të kaluar kur në Francë arritën në mbi 45 gradë celsius.

Artikuj të ngjashëm