Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evakuohet spitali kryesor në jug të Gazës

Palestinezët kanë nisur evakuimin e spitalit kryesor në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.

Luftimet e ashpra në vend e kishin izoluar objektin mjekësor duke ndikuar edhe në vdekjen e shumë pacientëve brenda tij.

Lufta në Gaza, e cila ka hyrë në muajin e pestë, ka shkatërruar sektorin shëndetësor të Gazës, me më pak se gjysmën e spitaleve të saj, që edhe ashtu funksionojnë pjesërisht.

Dhjetëra njerëz vriten dhe plagosen në bombardimet e përditshme.

Izraeli akuzon militantët se po përdorin spitalet dhe ndërtesa të tjera civile si mburojë.

Khan Younis është objektivi kryesor i një ofensive tokësore.

Edhe Izraeli rihap pikëkalimin kufitar Rafah, mijëra palestinezë shpresojnë të largohen për trajtim mjekësor Botë 5 muaj më parë Izraeli rihap pikëkalimin kufitar Rafah, mijëra palestinezë shpresojnë të largohen për trajtim mjekësor

Izraeli ka njoftuar se së shpejti do të zgjerohet në qytetin më jugor të Gazës, Rafah.

Rreth 1.5 milionë njerëz sipas OKB-së, ose mbi gjysma e popullsisë së territorit, janë të grumbulluar në kampe e strehimore të tejmbushura në qytetin që ndodhet në kufirin me Egjiptin.