Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evakuohet ndërtesa e Gjykatës Komunale në Sarajevë pas alarmit për bombë

Mëngjesin e sotëm, Gjykata Komunale në Sarajevë ka njoftuar se është vendosur një bombë, për shkak të së cilës janë evakuuar të gjithë punëtorët, si dhe palët që kanë marrë pjesë në seancat gjatë kësaj periudhe.

Qendra operative e MPB-së së Kantonit të Sarajevës konfirmoi se informacioni për bombën në Gjykatën Komunale në Sarajevë ka mbërritur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30.

Në vendngjarje janë nisur menjëherë efektivët e policisë, ndërsa shërbimi ekspert po kryen këqyrjen e ambienteve për të konstatuar nëse bëhet fjalë për kanosje reale apo kallëzim të rremë.

Gjatë asaj kohe janë evakuuar të gjithë punonjësit nga objekti i Gjykatës Komunale dhe Kantonale, si dhe personat që kanë qenë në seancat e para në atë kohë, të cilat fillojnë në ora 9:30, në orën e mbërritjes së raportit, shkruan Klix.

Raportimet për bomba janë të shpeshta nëpër gjykata dhe pothuajse asnjëherë nuk doli pas kontrollit se bomba ishte vërtet e vendosur. Këto janë kryesisht raportime të rreme, qëllimi i dukshëm i të cilave është shtyrja e njërës nga seancat.