Problemet me energjinë elektrike dhe një tren i bllokuar kanë ndërprerë trafikun hekurudhor që rrjedh përmes tunelit nënujor që lidh Mbretërinë e Bashkuar me Evropën kontinentale të martën, teksa operatori i trenave të pasagjerëve Eurostar ka pezulluar për një kohë të pacaktuar shërbimet e tij për në dhe nga Londra gjatë periudhës së ngjeshur të festave të fundvitit.
Eurostari ka fajësuar për ndërprerjen "problemet e furnizimit me energji elektrike në Tunelin e Kanalit" dhe atë që e quajti një tren të prishur të operuar nga LeShuttle, i cili transporton automjetete në hekurudhë përmes tunelit, për në dhe nga porti francez i Calais dhe porti britanik i Folkestone.
Eurostari ka thënë në një deklaratë se shërbimet e tij për në dhe nga Londra "janë pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm" dhe i këshilloi pasagjerët e saj të rirezervojnë udhëtimet e tyre për ditë të tjera.
Operatori i Tunelit të Kanalit, Eurotunnel, ka thënë në një deklaratë të veçantë se problemi me furnizimin me energji ka filluar gjatë natës të së hënës në një pjesë të tunelit, duke ndikuar në udhëtimin hekurudhor si të pasagjerëve ashtu edhe të automjeteve në të dy drejtimet përmes tunelit.
Operatori ka shtuar se trafiku pritet të rifillojë gradualisht të martën pasdite.