Nëna e Nicoletas është shumë e lumtur që po e sheh të bijën.
“Si ia dole në matematikë?” - e pyet ajo. “Paj, mirë”, ia kthen ajo nënës. “Do të shkoj përsëri në kurs. Mësimdhënësi më ka thënë se do të vijë të më marrë. A ke zier diçka?”. “Jo, por po përgatis diçka për të ngrënë”, thotë nëna.
Nicoleta nuk i heq sytë prej ekranit të celularit. Nënë e bijë jetojnë të ndara larg njëra-tjetrës prej dy mijë e pesëqind kilometrash, transmeton “Koha Ditore”. Ato po flasin nëpërmjet WhatsAppit. Ileana Tanase, 37 vjeçe, ndodhet në Londër. Nicoleta 14 vjeçe është ulur në kauç në dhomën e saj në Scarissoara, qytezë në rajonin Bacau të Rumanisë lindore.
Simulim digjital i jetës normale
Ato flasin disa minuta për shkollën, ushqimin, punën dhe motin. Në dhomën tjetër, vëllai më i ri i Nicoletës, Andrei, po luan një lojë në celularin e tij. 11-vjeçarit nuk i pëlqen të flasë në telefon. Ka një botë të mbyllur. “Puthje”, thekson nëna. “Puthi gjyshen, gjyshin dhe Andrein për mua”. “Do t’i puth”, ia kthen Nicoleta. Dhe pastaj nënë e bijë këpusin linjën.
Bisedat e ngjashme të përditshme nuk është se zgjasin më shumë se disa minuta. Ka trE vjet që Tanase e ruan kështu lidhjen me fëmijët e saj. Është një lidhje me incizime dhe mesazhe të shkruara, që shpesh shoqërohen edhe me shenja të ndryshme kompjuterike emocionesh. Është simulim digjital i një jete normale.
Edhe
Këngëtarja “artificiale” e muzikës rome midis famës e kritikave
Ileana Tanase ka diplomë të shkollës së mesme, shkollim minimal që ofrohet falas në Rumani. Ajo ishte shtëpiake që një kohë të gjatë. Oaqsi ishte shkurorëzuar prej burrit më 2014, nuk ia doli të gjente punë në vendlindje dhe mori udhë drejt Londrës. Fillimisht qëndroi vetëm disa javë, por më 2016 ajo u zhvendos për së mbari. Fillimisht kishte punuar si shtëpiake në një hotel londinez. Tani është asistente e kuzhinës në një restorant. Ajo viziton familjen në vendlindje një ose dy herë në vit. Prindërit e fëmijës kanë shkëputur marrëdhëniet me babanë pas ndarjes së çiftit. Nicoleta dhe Andrei jetojnë me gjyshërit në Scarisoara prejse nëna mori udhë drejt Britanisë së Madhe.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)