Eurodeputetët, Ivo Vajgëll, Knut Flenkeshtajn dhe Edvard Kukan, i kanë bërë thirrje presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, që ta respektojë vullnetin e shumicës parlamentare dhe apeluan që të gjenden fajtorët për dhunën në Kuvend dhe të njëjtin të përgjigjen përpara drejtësisë.
“Ne jemi të angazhuar më shumë se dy vite në emër të Parlamentit Evropian me qëllim që të lehtësohet dialogu midis liderëve politik, që të mund të dilet nga kriza në Maqedoni. Mbështesim zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shpresojmë se së shpejti do të nis të ushtrojë detyrën. Shumicës parlamentare duhet t’i lejohet të formojë Qeverinë, pa vonesa të mëtutjeshme. Presim emërimin e kryeministrit të ri në dy javët e ardhshme dhe i bëjmë thirrje Ivanovit të mos e pengojë rrugën demokratike dhe dëshirën e qytetarëve për të dalë nga kriza. Shtyrjet e mëtutjeshme të formimit të Qeverisë së re, do të sjellin pasoja të pashmangshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve.
-
Xhaferi: Ivanov nxiti dhunën në Kuvend më 27 prill
-
Xhaferi: Ivanov ka dhjetë ditë për të dhënë mandatin qeveritar
-
Xhaferi merr mbështetje të parezervë nga Bashkimi Evropian
-
Xhaferi: Nëse Ivanovi refuzon, Parlamenti e zgjedh vetë Qeverinë
-
Vizita e Hoyt Yees në Shkup zbut qëndrimet e Ivanovit, Zaev e Xhaferi i kërkojnë ndihmë