Organizata separatiste baske ETA tha se ka shpërbërë plotësisht të gjitha strukturat e saj.
Në një letër të botuar në gazetën spanjolle "El Diario", ETA tha se pranon përgjegjësinë për dështimin e zgjidhjes së "konfliktit politik" bask, raporton AP.
ETA para dy javësh kërkoi falje për të keqen që i shkaktoi viktimave dhe familjeve të tyre gjatë luftës 50-vjeçare për pavarësinë e Baskisë në veri të Spanjës dhe jugperëndim të Francës, transmeton KP.
Mediat pastaj raportuan se ETA pritet të shpallë shuarjen përfundimtare në fillim të majit, duke i dhënë fund një fushate të gjatë të dhunshme për pavarësi.
Në vitin 2011, kjo organizatë shpalli armëpushimin. ETA është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 800 njerëzve, duke përfshirë zyrtarët e policisë, politikanët dhe biznesmenët.
-
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
-
Hamasi zotohet të shpërbëjë qeverinë e tij në Gazë sapo të marrë pushtetin organi i ri palestinez
-
KE-ja po e përgatit planin për heqjen e 50 për qind të masave ndaj Kosovës
-
12 organizata të shoqërisë civile u kërkojnë liderëve të BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës
- Dioptria negative e BE-së