Ministria e Jashtme e Estonisë tha se ka dëbuar dy diplomatë rusë, por nuk dha më shumë detaje.
Shërbimi Baltik i Lajmeve i identifikoi dy diplomatët si Dmitry Kazennov, konsull i përgjithshëm i Rusisë në qytetin Narva, dhe Andrei Surgayev, konsull, transmeton rel.
"Ky është një tjetër veprim jomiqësor dhe i pabazë, i cili nuk do të mbetet pa përgjigje", tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Estonisë - vend anëtar edhe i Bashkimit Evropian, edhe i NATO-s - kanë qenë të tensionuara me vite.
Më herët, këtë muaj, një gjykatë estoneze ka dënuar një shtetas rus me pesë vjet burgim, pasi e ka gjetur fajtor për spiunim për Rusinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Moska dëbon edhe një diplomat britanik nën akuzat për spiunazh
-
Rusia tërheq ambasadorin e saj në Armeni për shkak të lidhjeve të saj me BE-në
-
Rumania shpall konsullin e përgjithshëm rus "persona non grata" pas incidentit me dron
-
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Rumani
-
Shtetet e BE-së thërrasin ambasadorët rusë pas kërcënimeve të reja të Moskës