Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Escobar: Mali i Zi, objektiv tërheqës për Putinin

Mali i Zi mbetet objektiv tërheqës për Moskën dhe për këtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e saj euroatlantikë duhet të shtojnë përpjekjet për të kundërshtuar veprimet armiqësore të presidentit rus Vladimir Putin, tha Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për gazetën podgoricase “Vijesti”.

“Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën. Shtetet e Bashkuara, duke punuar me partnerët euroatlantikë, duhet të shtojnë përpjekjet kolektive për të kundërshtuar veprimet armiqësore të Putinit, veçanërisht përdorimin e luftës hibride, siç janë sulmet kibernetike dhe dezinformimi”, tha Escobar.

Sipas tij, kjo ideologji e gabuar e Kremlinit ka bërë që të ngadalësojë dhe të pengojë integrimin euroatlantik të Ballkanit.

“Putini nuk pranon një rregullim bazuar në rregullat që kanë sunduar botën që nga Lufta e Dytë Botërore, e që vendet duhet të jenë në gjendje të zgjedhin politikën e tyre të jashtme dhe të bëjnë aleancat e tyre. Lufta e tij kundër Ukrainës është një luftë kundër kësaj premise. E njëjta ideologji e gabuar ka bërë që Kremlini të ngadalësojë dhe të parandalojë integrimin euro-atlantik të Ballkanit”, u shpreh Escobar.

Ai thotë se Rusia ka qenë prej kohësh forcë destabilizuese dhe burim dezinformimi në Ballkanin Perëndimor.

Si shembull ka dhënë mbështetjen për përpjekjen për grusht-shteti në Mal të Zi në vitin 2016 dhe përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur tensione në Bosnjë-Hercegovinë.

Edhe Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen Botë 1 muaj më parë Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, pa ndonjë provokim paraprak.

Bota perëndimore ka dënuar këtë veprim të Rusisë dhe i ka vënë një mori sanksionesh Rusisë dhe individëve të afërt me presidentin rus, Putin.