Erërat e forta kanë shkaktuar panik në një zonë turistike skijimi në Itali.
Pamjet nga “Cervino Spa” kanë treguar se si erërat kanë lëkundur fuqishëm teleferikun.
E, në disa pjesë të teleferikut ka pasur edhe njerëz, raportoi BBC.
Raportohet se të gjithë ata që u gjendën atë kohë në teleferik, arritën të sigurt në tokë.
Autoritetet veçse kishin mbyllur zonën turistike për shkak të paralajmërimit për motin, e ata që ishin në teleferik kishin mbetur të fundit duke u përpjekur të arrinin në stacion.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të vdekur pas një aksidenti me teleferik në Itali
-
Katër të lënduar rëndë nga rënia e kabinës së teleferikut në Austri
-
Italia përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi bore
-
Bie një kabinë teleferiku në alpet e Zvicrës, një i vdekur
-
Dy teleferikë nuk vihen në funksion në Brezovicë, shkak mjegulla dhe erërat e forta