Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erëra me fuqi uragani paralajmërohen në Kroacinë qendrore

Reshjet dhe përmbytjet e rrëmbyeshme po vazhdojnë të shkaktojnë probleme të mëdha në pjesën malore të Kroacisë qendrore pasi lumenjtë po dalin nga shtrati.

Shiu vazhdon të bjerë, e në disa vende tashmë janë thyer rekordet e reshjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas mediave lokale, në qytetin Karlovac u regjistruan 63 litra ujë për metër katror në 24 orë - më shumë se gjysma e mesatares mujore. Lumi Kupa u ngrit me 284 centimetra për 14 orë duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik ka lëshuar një paralajmërim të kuq për bregun perëndimor të Istrias, Kvarnerit dhe Kanalin Velebit, ku mund të ketë stuhi, me mundësi të erërave me forcë uragani.