Ish-zëvendëskryeministri turk, Ali Babaxhan, ka aplikuar të hënën për regjistrimin e partisë së tij të re, tetë muaj pasi që e braktisi atë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Dhe këtë ai tha se po e bën ngase Turqisë i nevojitet “një fillim i ri” për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë.
Babaxhan, aleat i dikurshëm i Erdoganit, u largua korrikun e shkuar nga radhët e partisë së presidentit, duke përmendur dallimet e thella në lidhje me drejtimin e saj.
E formimi i partisë së tij shihet si rivalizim i drejtpërdrejtë i Erdoganit. Duke qenë dikur njëri prej themeluesve të partisë pushtetare me rrënjë islamike, Babaxhan kishte shërbyer si ministër i Ekonomisë dhe pastaj edhe i Punëve të Jashtme, ndërsa postin e zëvendëskryeministrit e ka mbajtur nga viti 2009 deri më 2015.
Kriza ekonomike e vitit 2018 ka zbehur përkrahjen për Erdoganin, duke e shtrënguar atë të hyjë në koalicion me nacionalistët ashtu që ta mbajë shumicën në parlament. Babaxhan është aleati i dytë që shkëput udhët me Erdoganin përherë e më autoritar. Në dhjetor, ish-kryeministri Ahmet Davutoglu themeloi po ashtu një parti të tijën për të rivalizuar presidentin.
-
Ish-kryeministri turk Davutoglu jep dorëheqjen nga partia e Erdoganit
-
Erdoganit i ikën aleati i tij i partisë, Ali Babacan paralajmëron parti të re
-
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
-
Erdogani nis udhëzimet për kushtetutë të re, shtohet frika për zgjatje të pushtetit të tij
-
Erdogani krijon parti në Gjermani, nxit reagime