Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka paralajmëruar për herë të fundit Sirinë për shkak të rrezikimit të kufijve të Turqisë, duke bërë të ditur se Ankaraja është e vendosur që të përqendrojë vëmendjen e saj kundër luftëtarëve kurdë të Sirisë në lindje të Eufratit, raporton Reuters.
Erdogani, i cili po fliste para një grupi liderësh të krahinave të partisë së tij në pushtet, AK, ka thënë se Turqia do ta fokusojë vëmendjen në lindje të Eufratit në Siri e jo në rajonin Mambij, duke cituar praninë e milicisë kurde siriane, YPG.
Këtë grup kryengritës të kurdëve në Siri e ka quajtur organizatë terroriste.
Artikuj të ngjashëm
-
Erdogani thotë se Turqia mund t’i “shtypë” të gjithë terroristët në Siri
-
Erdogani kërcënon grupin kurd në Siri: Lëshoni armët ose do të varroseni bashkë me to
-
Erdogani paralajmëron ofensivë në Sirinë veriore nëse kurdët mbajnë zgjedhje lokale
-
Erdogan: Turqia nuk dëshiron të marrë territor sirian
-
Erdogani paralajmëron operacion ushtarak kundër kurdëve