Bejrut, 15 mars – Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan ka refuzuar thirrjen nga Europa që vendi i tij të ndalë ofensivën në enklavën e kurdëve në Siri, bën të ditur AP, transmeton Koha.net.
Duke iu drejtuar Parlamentit Europian, Erdogan tha: “Mos u shqetësoni shumë, nuk do të tërhiqemi (nga Siria) deri sa të mos mbarojmë punë. Është dashur ta dini këtë, është dashur ta dini këtë”, e ka përsëritur ai, dhe ka shtuar “Çfarëdo që të thotë (Parlamenti Europian), më hyn në një vesh e më del në tjetrin”, citon kjo agjenci Erdoganin, transmeton Koha.net.
Turqia ka nisur një ofensivë ushtarake më 20 janar në enklavën kufitare siriane, me qëllim të dëbimit të forcave kurde të Sirisë, të cilat kjo i konsideron ‘terroriste’ dhe vazhdim të rebelëve kurd në Turqi.
Kryeqyteti i enklavës, i njohur me emrin Afrin, mbahet i rrethuar nga forcat turke dhe aleatët e saj, raporton AP.
-
Erdogan: Turqia nuk dëshiron të marrë territor sirian
-
Turqia refuzon kërkesën e SHBA-së për armëpushim në Siri
-
BE kundër një ofensive të Turqisë në Siri
-
Erdogani thotë se Turqia mund t’i “shtypë” të gjithë terroristët në Siri
-
Marrëdhëniet Turqi-Siri, Erdogani thotë se do ta ftojë Assadin për bisedime