Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan: Problemet me Greqinë mund të zgjidhen paqësisht

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri grek, Aleksis Tsipras, deklarohen se problemet që kanë këto dy vende mund të zgjidhen paqësisht.

Pas një takimi që kishin ata thanë se kanalet e komunikimit mes dy vendeve mbeten të hapura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pohoi i bindur se problemet me Greqinë mund të zgjidhen paqësisht, duke nënvizuar disa çështje të mosmarrëveshjeve, si ekstradimi i puçistëve të dyshuar nga Athina.

“Ne besojmë se të gjitha problemet me Greqinë mund të zgjidhen në mënyrë paqësore’’, deklaroi kreu i shtetit turk në një konferencë shtypi me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras, duke shtuar ndërkohë se shpresonte më shumë bashkëpunim për ekstradimin e ushtarëve turq të strehuar në Greqi, të cilët akuzohen nga Ankaraja për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të shtetit në korrik të 2016, transmeton kp.

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras u shpreh i lumtur se kanalet e komunikimit mbeten të hapura me Ankaranë, në ditën e parë të vizitës në Turqi për uljen e tensioneve mes dy fqinjëve.

“Jam shumë i kënaqur që kanalet e komunikimit mbeten të hapura me Ankaranë’’, deklaroi ai, duke kërkuar respektimin e vendimeve të drejtësisë lidhur me kërkesat për azil të ushtarëve turq, të dyshuar si puçistë, ndërsa Ankaraja kërkon ekstradimin e tyre.