Partia AK e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do t’i kërkojë komisionit qendror të zgjedhjeve një rinumërim të të gjitha votave të hedhura në zgjedhjet lokale të Stambollit.
Rezultatet e para nga zgjedhjet e 31 marsit flasin për një fitore me rezultat të ngushtë të kandidatit për kryetar bashkie që i përket Partisë Republikane Popullore të opozitës (CHP)
Partia AK i ka apeluar tashmë rezultatet, gjë që ka çuar në rinumërime të pjesshme në disa qarqe dhe të plota në qarqe të tjera. Partia është në pushtet në nivel kombëtar që nga viti 2002 por ajo ka dominuar në dy qytetet më të mëdhenj të Turqisë prej një çerek shekulli.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-kryetari i bashkisë së Stambollit do të dalë para gjyqit nën akuzat për korrupsion
-
Kryeprokurori i Stambollit kërkon mbi 2,000 vjet burgim për liderin opozitar, Ekrem Imamoglu
-
Gjykata lëshon urdhërarrest të ri për kryebashkiaku e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu
-
Protesta në Stamboll në mbështetje të liderit të arrestuar të opozitës, Ekrem Imamoglu
-
Protesta në Turqi pasi policia bllokoi selinë e partisë kryesore opozitare në Stamboll