Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan jep shenja se zgjedhjet e 2023-tës mund të jenë të fundit në të cilat do të kandidojë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan la të kuptohet të shtunën se zgjedhjet e vitit 2023 mund të jenë të fundit në të cilat ai do të marrë pjesë dhe se, sipas tij, është koha për t'ua dorëzuar stafetën të rinjve, shkruan Euronews.

"Le të shpresojmë që në vitin 2023 do të fillojmë ndërtimin e shekullit turk me forcën që do të marrim nga kombi ynë, për herë të fundit në emrin tonë. Ne do t'ia dorëzojmë këtë flamur të shenjtë rinisë sonë", ka thënë Erdogan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Turqia ka planifikuar të mbajë zgjedhje kombëtare në vitin 2023.

Partia AKP e Erdoganit po kërkon të qëndrojë në pushtet që e ka nga viti 2003. Megjithatë, sondazhet nuk janë në favor të saj për shkak të turbulencave të fundit ekonomike, të cilat ekspertët besojnë se janë rezultat i keqmenaxhimit të qeverisë.

Inflacioni rekord dhe rënia e lirës në vitet e fundit kanë shqetësuar shumë turq, standardi i jetesës së të cilëve është ulur ndjeshëm.

Duke folur të shtunën, Erdogan ka thënë se Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e kishte bërë Turqinë një lojtar kyç në skenën botërore.

"Ne nuk kemi zgjidhur vetëm problemet e vjetra për 20 vjet. Ne kemi krijuar një infrastrukturë shërbimi që na e kanë zili edhe vendet e zhvilluara. Tani thonë se Turqia është me të vërtetë një vend tjetër. Çdo krizë globale favorizon një kuptim më të mirë të fuqisë së vendit tonë", shtoi Erdogan.

Në tetor, Erdogan përsëriti dëshirën e tij të kahershme për të përgatitur një kushtetutë të re turke që do të ishte "demokratike, e thjeshtë dhe vizionare".

Ky projekt u perceptua nga disa vëzhgues si një dëshirë për të ndryshuar kufirin prej maksimumi dy mandatesh presidenciale, të parashikuar në kushtetutën turke.