Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan: Është e rëndësishme për ne se çfarë tha Rusia për raketat

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë të mërkurën se informacionet e disponueshme tregojnë se Rusia nuk ishte e përfshirë në rënien e një rakete në Poloni që vrau dy persona dhe se për të është e rëndësishme se çfarë ka thënë Rusia, shkruan CNN.

Erdogani ka thënë se për Turqinë është e rëndësishme vetëm që Rusia të thotë: "Ne nuk kemi të bëjmë asgjë me të".

"Përveç kësaj, kancelari gjerman Olaf Scholz tha gjatë takimit këtë mëngjes se incidenti duhet të hetohet tërësisht dhe është gjithashtu e rëndësishme që presidenti i SHBA-së Joe Biden mohoi se raketa i përkiste Rusisë", u tha Erdogan gazetarëve në margjinat e G20-s në Bali, Indonezi.

Sipas tij, shumë anëtarë të NATO-s diskutuan incidentin dhe arritën në përfundimin se Rusia nuk kishte asnjë lidhje me të.

Erdogan shtoi se ai "tregon respekt dhe beson në pozicionin e Rusisë" kur bëhet fjalë për incidentin, duke vënë në dukje se Ankaraja do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet me Moskën.

Dy persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në fshatin polak Przewodow, në kufi me Ukrainën. Przewodow është një fshat që ndodhet pesë kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Artikuj të ngjashëm