Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka denoncuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i njohur territoret e shkëputura lindore të Ukrainës, duke e quajtur atë të “papranueshëm.
“Vendimi i Rusisë për të njohur të ashtuquajturat Republika Donetsk dhe Luhansk është në kundërshtim me Marrëveshjen e Minskut”, ka thënë Erdogani gazetarëve gjatë një udhëtimi në Senegal të martën.
“U theksua se ky vendim përbën një shkelje të qartë të unitetit politik, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, shtoi ai. “Ne e konsiderojmë këtë vendim të Rusisë të papranueshëm”, tha Erdogan.
Udhëheqësi turk u bëri thirrje palëve të “respektojnë sensin e përbashkët” dhe njoftoi se Turqia është e hapur për të marrë pjesë në një propozim të samitit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Erdogan shtoi se Turqia po merr masa paraprake në rast të një përshkallëzimi të armiqësisë rreth Detit të Zi.
“Meqenëse jemi një vend i Detit të Zi, duhen marrë shumë masa paraprake,” tha ai.
-
Erdogani e dënon sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, por të dyja i quan mike
-
Trump: Urrejtja mes Zelenskyt dhe Putinit është e paimagjinueshme
-
Zelensky akuzon Rusinë se nuk po i merr seriozisht bisedimet e paqes, zotohet të dërgojë delegacion
-
Zelensky: Erdogan njeh Krimenë si pjesë të Ukrainës
-
Erdogan: Integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës, të padiskutueshme