Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi sot fundin e sulmeve nga ana e Khalifa Haftar, personi më i pushtetshëm në lindje të Libisë, gjatë një takimi me shefin e Qeverisë së Unionit Kombëtar (GNA) Fayez al Sarraj, sipas presidencës turke.
“Presidenti përsëriti sërish mbështetjen e tij ndaj qeverisë (të Fayez al-Sarraj) të njohur nga komuniteti ndërkombëtar dhe bëri thirrje që t’i jepet fund sulmeve të jashtëligjshme nga ana e forcave të Haftarit”, deklaroi presidenca në një komunikatë.
Erdogani kishte takuar Fayez al Sarraj, rivali i Haftarit, në Stamboll në fillim të ditës së sotme./Atsh/
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi zotohet të "merret" me Houthit nëse grupi bllokon anijet saudite
-
Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes
-
Trumpi propozon që Siria ta luftojë Hezbollahun, ideja ngjall shqetësime në rajon
-
Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara