Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të mërkurën e ka quajtur presidentin e Sirisë, Bashar al Assad, terrorist dhe ka thënë se është e pamundur që përpjekjet për paqe në Siri të vazhdohen me të.
“Assadi pa dyshim se është një terrorist që ka kryer terrorizëm shtetëror”, ka thënë Erdogan në një konferencë së bashku me homologun e tij tunizian, Beji Caid Essebsi në Tuniz, raporton Reuters.
“Është e pamundur të vazhdohet me Assadin. Si mund ta përqafojmë të ardhmen me një president sirian që ka vrarë rreth 1 milion qytetarë të vet”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Erdogan: Sulmet e Izraelit mbi Liban e Siri kërcënojnë edhe Turqinë
-
Erdogani-Iranit: Nuk mund të justifikohen shkeljet e hapësirës ajrore turke
-
Shpërthime në Damask gjatë vizitës së Macronit
-
Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara