Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Emiratet e Bashkuara do t’i kërkojnë OPEC-ut ta rritë prodhimin e naftës

Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Washington, Yousef Al Otaiba, i ka thënë CNN-it se Emiratet e Bashkuara Arabe favorizojnë "rritje të prodhimit të naftës dhe do të inkurajojnë OPEC-un të marrë në konsideratë nivele më të larta të prodhimit".

"Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë një furnizues i besueshëm dhe i përgjegjshëm i energjisë në tregjet globale për më shumë se 50 vjet, dhe besojnë se stabiliteti në tregjet e energjisë është kritik për ekonominë globale”, k thënë Otaiba.

Emiratet e Bashkuara Arabe, javën e kaluar, ishin angazhuar për të njëjtat nivele të prodhimit të naftës me Rusinë përballë marrëveshjes së OPEC+. Komentet e Otaiba sinjalizojnë, një ndryshim në politikën e Emirateve nga stabilizimi i prodhimit të naftës në një rritje të prodhimit të naftës – dhe për këtë arsye duke ndihmuar në uljen e çmimeve në rritje të energjisë.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe po punojnë gjithashtu me SHBA-në për të caktuar një telefonatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe princit të kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohamed bin Zayed, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Emirateve për CNN të mërkurën.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë centrale globale prodhuese të naftës, të afta për të rritur prodhimin dhe për të ulur çmimet në rritje të energjisë të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Artikuj të ngjashëm