“Emirates Group”, një nga kompanitë më të mëdha fluturimeve në botë, do të vazhdojë të punojë në Rusi, derisa pronarët ta thonë të kundërtën, ka thënë presidenti i kompanisë, Tim Clark, raporton Sky News të martën.
“Derisa shtetet, pronarët tanë, kërkojnë nga ne që të vazhdojmë punën atje, ne do ta bëjmë. Ka shumë arsye pse ne ende vazhdojmë fluturimin atje, ne bartim të mira humanitare. Ne kemi shoqëri civile të cilat i sjellim brenda Rusisë dhe jashtë saj. Kemi komunitetin diplomatik, pra ne jemi duke luajtur rolin e lehtësuesit pa marrë rolin e politikës”, ka thënë ai.
“Emirates”, është një nga dy linjat ajrore shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Shumica e linjave ajrore kanë pezulluar punën në Rusi pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.