Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

EMA teston ilaçin RoActemra në pacientët në gjendje të rëndë me COVID-19

EMA ka filluar vlerësimin e ilaçit anti-inflamator RoActemra (tocilizumab) për të zgjeruar përdorimin e tij në trajtimin e pacientëve të rritur të cilët janë të infektuar me COVID-19 e janë në gjendje të rëndë, e të cilët marrin trajtim me kortikosteroide dhe kërkojnë oksigjen shtesë ose ventilim mekanik.

RoActemra konsiderohet ilaç i mundshëm për trajtimin e COVID-19 për shkak të aftësisë së tij për të bllokuar veprimin e interlekun-6, një substancë e prodhuar nga sistemi imunitar i trupit si përgjigje ndaj inflamacionit, i cili luan rol të rëndësishëm në gjendjen me COVID-19.

EMA do të kryejë një vlerësim të përshpejtuar të të dhënave, duke përfshirë rezultatet nga katër studimet në pacientët e shtruar në spital me COVID-19 e të cilët kanë qenë në gjendje të rëndë. Kjo për të vendosur nëse zgjata e indikacionit duhet të autorizohet.

Opinioni i CHMP (Komiteti për produkte medicinale për përdorim në njerëz), së bashku me çdo kërkesë për studime të mëtejshme dhe monitorim shtesë të sigurisë, më pas do t'i përcillet Komisionit Evropian, i cili do të lëshojë një vendim përfundimtar ligjërisht të detyrueshëm e të zbatueshëm në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

EMA do të komunikojë mbi rezultatin e vlerësimit të tij, i cili pritet nga mesi i tetorit nëse nuk nevojiten informacione shtesë.