Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka vizituar Auschwitzin, një prej kampeve të përqëndrimit ku ishin mbytur miliona hebrenj nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
BBC-ja ka shkruar të hënën se vizita e tij u bë pasi është kritikuar në rrjetin social X për mënyrën se si i trajtonte postimet antisemitike.
Musk ka kërkuar falje për miratimin e disa teorive konspirative rreth antisemitizmin, e ai u shoqërua me udhëheqës hebrenj në Poloni pranë kampit.
Ai ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për media ku do të trajtojë antisemitizmin.
Shefi i X-it, dikur i njohur si Twitter, në tetor të 2022-s është përballur me akuza për antisemitizëm në nëntor kur iu përgjigj një komentuesi me fjalët “ju keni thënë të vërtetën aktuale”, në një postim pretendimin se komunitetet hebraike shtyjnë urrejtjen kundër njerëzve të bardhë.