Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Elizabetha e Dytë u takua me 14 presidentët e SHBA-së

Gjatë 70 vjetëve të mbretërimit të saj, Mbretëresha Elizabetha e dytë është takuar me 14 presidentë amerikanë. Ndjekim një histori të këtyre takime

Gjatë 70 vjetëve të mbretërimit, Mbretëresha Elizabetha e Dytë është takuar me secilin president amerikan që prej Dwight Eisenhower, përveç Lyndon Johnsonit, i cili nuk e vizitoi Britaninë sa ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Mbretëresha Elizabetha e Dytë është takuar me 14 presidentë, duke filluar me udhëtimin e vitit 1951 kur si princeshë u takua me Harry Trumanin.

Si monarke, ajo gjithashtu është takuar me Herbert Hooverin, ani pse ndodhi në vitin 1957, më shumë se 20 vjet pasi ai kishte përfunduar mandatin në Shtëpinë e Bardhë.

Lidhjet e saj personale me liderët amerikanë tregojnë për rëndësinë e SHBA-së për Britaninë dhe mbretëreshën.

Mbretëresha përjetoi Luftën e Dytë Botërore dhe e kuptonte rolin vendimtar të aleancës transatlantike që luajti rol në historinë moderne të Britanisë.

Një prej takimeve që bëri bujë të madhe për mënyrën se si u zhvillua, ishte ai me presidentin republikan, Donald Trump. Në këtë takim, ai shkeli protokollin mbretëror, kur eci para mbretëreshës.

Joe Bideni ishte presidenti i 13-të që u takua me Mbretëreshën gjatë vizitës në Kalanë Windsor në qershorin e vitit 2021.

Artikuj të ngjashëm