Një i burgosur është ekzekutuar, pasi akuzohet për rrëmbimin, përdhunimin dhe mbytjen e një studenteje 19-vjeçare, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.
48-vjeçari, Larry Swearingen, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurëse në Teksas, pasi shteti nuk arriti ta ekzekutonte atë në pesë raste të mëparshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFjalët e fundit të Swearingen në dhomën e ekzekutimit ishin “Zoti i fali ata. Ata nuk dinë se çfarë bëjnë”.
Në një deklaratë të fundit, të botuar pas vdekjes së tij, vrasësi tha: “Sot Shteti i Teksasit vrau një njeri të pafajshëm. Shumë njerëz morën pjesë në rrëzimin tim, duke filluar me Policinë e Qarkut Montgomery e cila më arrestoi në mënyrë të padrejtë”.
Avokatët e tij kanë argumentuar prej kohësh se provat shkencore - përfshirë ADN-në nën thonjtë e viktimës që nuk ishin ato të Swearingenit - duhet ta kishin shfajësuar atë.
Por prokurorët kanë pohuar se provat dëshmuan se ai ishte fajtor. Ata thanë që ADN-ja mund të vinte nga prishja e provave.
Ai u shpall fajtor në vitin 2000 për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e Trotterit, e cila u zhduk në dhjetor 1998 dhe u gjet e vdekur në një zonë me pyje të dendur në Pyllin Kombëtar Sam Houston në Teksas 25 ditë më vonë.
Sipas Qendrës së Informacionit për Dënimet me Vdekje, Swearingen është i burgosuri i 12-të që u ekzekutua në SHBA./oranews