Kanë shpërthyer protestat në Bahrejn për ekzekutimin e dy burrave nga ky vend në Arabinë Saudite.
Demonstratat u zhvilluan në Dar Kulaib, prej nga ishin dy burrat.
Sipas autoriteteve, ata u dënuan se i përkisnin një grupi militant që komplotonte për të destabilizuar dy mbretëritë e Lindjes së Mesme.
Amnesty International dhe grupe të tjera të të drejtave e kanë kritikuar gjyqin e tyre si jashtëzakonisht të padrejtë.
Në deklaratën saudite thuhet se Gjykata e Specializuar Penale i ka dënuar ata për përhapjen e kaosit dhe kontrabandën e eksplozivëve për t’u përdorur brenda Arabisë Saudite.
Artikuj të ngjashëm
-
Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdekje
-
Houthit kërcënojnë me sulme të tjera në Arabinë Saudite
-
Turqia, Pakistani, Egjipti e Arabia Saudite dënojnë sulmet e Houthëve ndaj aeroportit të Riadit
-
Sulm i ri në aeroportin e Riadit, raportohet edhe për në atë të Jemenit
-
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit