Beatrice Huret po qëndronte në bregdetin verior të Francës para zbardhjes së ditës teksa po shikonte të dashurin që po bënte rrugën për ta këputur Kanalin Anglez me një barkë të vjetër. A do ta shihte më?
A do të dilnin më bashkë për ta bërë një xhiro me biçikletë me njeriun që ishte mësuar me të gjatë javëve të kaluara, derisa burri shpresonte ta jetësonte ëndrrën për të nisur gjithçka nga e para në Angli? Apo do të mundë të përfundonte i fundosur?
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe derisa barka nuk po shihej në horizontin e errët, Beatrice u kthye te makina. Zemrën e kishte plot shpresë dhe dyshime, transmeton “Koha Ditore”. Në siklet të madh ia ktheu shpinën detit.
Dashuria e “Xhunglës”
45-vjeçarja deri para pak vjetësh kishte librezën e partisë së djathtë ekstreme, “Fronti Kombëtar”, dhe ishte e veja e një polici të cilin e përshkruan si burrë racist.
Dhe tani po e ndihmonte të dashurin emigrant, Mokhtar, të cilin e kishte takuar në të ashtuquajturin kamp të emigrantëve, “Xhungël”, në Calais, që të kalonte ilegalisht matanë në Britani të Madhe... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.